Aston Villa ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi e ka eliminuar Bolognan me rezultat të përgjithshëm bindës.
Skuadra angleze fitoi të enjten në “Villa Park” me shifrat 4:0. Ollie Watkins, Emiliano Buendia dhe Morgan Rogers realizuan në pjesën e parë, ndërsa Rogers humbi edhe një penallti në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë, Ezri Konsa shënoi golin e katërt për të vulosur triumfin e thellë të vendasve.
Villa e kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 3:1, duke kaluar më tej me epërsi të qartë ndaj ekipit italian.
Në gjysmëfinale, Aston Villa do të përballet me Nottingham Forestin, që eliminoi Porton. Ndeshja e parë në Portugali kishte përfunduar 1:1, ndërsa në takimin kthyes Nottingham fitoi 1:0 falë golit të Morgan Gibbs-White.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Bragës dhe Freiburgut. Braga arriti rikthim të madh duke fituar 4:2 në ndeshjen kthyese. Antony dhe Abde Ezzalzouli shënuan për vendasit, ndërsa për Bragën realizuan Pau Victor, Victor Carvalho, Ricardo Horta nga penalltia dhe Gorby. Freiburgu, ndërkohë, më herët e kishte eliminuar Celta Vigon me rezultat 3:1.
Ndeshjet e para dhe ato kthyese të gjysmëfinaleve do të zhvillohen më 30 prill dhe 7 maj.

