Futboll Sport

Vinicius turpërohet publikisht, e dashura e lë përmes një postimi në instagram

Vinicius Jr po kalon një periudhë të vështirë jashtë fushës, pasi partnerja e tij Virginia Fonseca ka konfirmuar ndarjen e tyre përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

Pas një sezoni zhgënjyes me Real Madridin, ku madrilenët mbetën pa trofe, sulmuesi brazilian tashmë përballet edhe me fundin e marrëdhënies së tij sentimentale.

Modelja braziliane publikoi një mesazh ku shpjegoi arsyet e ndarjes, duke theksuar se ka zgjedhur të respektojë veten dhe rrugën personale të secilit.

“Kur diçka nuk ka më kuptim, preferoj të kem pjekurinë për t’i dhënë fund marrëdhënies në mënyrë miqësore sesa të qëndroj vetëm për hir të qëndrimit bashkë”, shkroi ajo.

Virginia shtoi se të dy kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, ndërsa i uroi Viniciusit sukses dhe lumturi në vazhdim.

Kështu, ylli brazilian pritet të nisë aventurën me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës si beqar, në një moment kur vëmendja ndaj tij mbetet e madhe si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së