Futboll Sport

Xhaka më i miri, Shaqiri dominon Superligën

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë dominuar çmimet kryesore të futbollit në Zvicër për vitin 2025, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tyre si ndër lojtarët më të rëndësishëm të gjeneratës.

Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i vitit te Përfaqësuesja e Zvicrës për herë të katërt radhazi. Kapiteni i “helvetikëve” vazhdon të jetë figura qendrore e ekipit, duke udhëhequr me përvojë dhe stabilitet në çdo kompeticion.

Mesfushori 33-vjeçar pati ndikim të madh edhe në nivel klubesh, ku pas rikthimit në Premier League me Sunderlandin, mori menjëherë rolin e kapitenit dhe u shndërrua në lider të skuadrës së promovuar.

Në anën tjetër, Shaqiri është shpallur lojtari më i mirë i Superligës zvicerane për vitin 2025, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Baselin. Ish-reprezentuesi i Zvicrës tregoi formë të lartë, duke qenë vendimtar në fazën ofensive.

Ai regjistroi 13 gola dhe 13 asistime në vetëm 20 ndeshje të kampionatit, duke udhëhequr Baselin drejt suksesit dhe duke dëshmuar edhe një herë cilësinë e tij të lartë individuale.

Ndërkohë, çmime të tjera u ndanë nga Federata e Futbollit të Zvicrës, ku Valon Fazliu u shpall më i miri në kategorinë e dytë për herë të dytë radhazi, ndërsa Géraldine Reuteler fitoi çmimin për futbollisten më të mirë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve nuk u zhvillua në mënyrën tradicionale për shkak të një tragjedie të ndodhur në fillim të vitit, ndaj fituesit i morën trofetë në mënyrë individuale.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së