Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te Sunderland AFC, duke fituar çmimin e rëndësishëm të ndarë nga tifozët e klubit anglez.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane iu bashkua Sunderlandit verën e kaluar dhe u bë menjëherë një nga liderët kryesorë të skuadrës, duke udhëhequr ekipin drejt një sezoni shumë pozitiv në Premier League.
Çmimi “Lojtari i Vitit” konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme për futbollistët e klubit, pasi vendoset drejtpërdrejt nga tifozët.
Pas marrjes së trofeut, Xhaka falënderoi tifozët për mbështetjen dhe pranoi se kishte pasur dyshime kur vendosi të transferohej te Sunderlandi.
“Unë i besova vizionit. Dhe duke qëndruar këtu si Lojtari i Vitit ndihem krenar, mirënjohës dhe me uri për më shumë”, ka deklaruar Xhaka.
Ish-sulmuesi i Sunderlandit, Marco Gabbiadini, e vlerësoi sezonin e Xhakës si brilant dhe u shpreh se ai mund të mbetet lider i klubit edhe për disa vite të tjera.

