Futboll Liga e Kampionëve Sport

Opta parashikon fituesin e Champions League, zgjedh Arsenalin

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26 do të sjellë përballjen spektakolare mes Arsenal dhe Paris Saint-Germain, dy skuadrave që kanë dominuar futbollin evropian gjatë këtij edicioni.

Sipas analizave të superkompjuterit të “OPTA”, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka më shumë gjasa për të triumfuar në finalen e madhe. Londinezëve u jepen 54.6 për qind mundësi për ta fituar trofeun në Budapest.

Statistikat e Arsenalit këtë sezon kanë ndikuar dukshëm në këtë vlerësim, sidomos fakti që “Topçinjtë” kanë mbetur pa humbje në Ligën e Kampionëve dhe kanë shfaqur një nga mbrojtjet më solide të turneut.

Në anën tjetër, Luis Enrique synon ta mbrojë trofeun me PSG-në dhe të vazhdojë dominimin evropian të klubit francez, që sezonin e kaluar realizoi një sukses historik.

Finalja pritet të jetë një duel i madh mes dy filozofive të ndryshme të futbollit, me spektaklin që tashmë ka nisur edhe jashtë fushës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së