Rolando Maran do të jetë një nga trajnerët më të paguar në historinë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi tekniku italian pritet të përfitojë rreth 400 mijë euro në sezon në drejtimin e kuqezinjve.
Sipas raportimeve që shoqërojnë marrëveshjen me Federata Shqiptare e Futbollit, Maran ka firmosur një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2028, në aventurën e tij të parë në drejtimin e një kombëtareje.
Me një pagë që arrin në 400 mijë euro në vit, italiani renditet mes teknikëve me kontratat më të rëndësishme në futbollin shqiptar, edhe pse shifra mbetet larg standardeve të trajnerëve të elitës europiane.
Në total, marrëveshja dyvjeçare mund të kapë vlerën e 800 mijë eurove, pa përfshirë bonuset e mundshme që lidhen me objektivat sportive dhe rezultatet e Kombëtares.
62-vjeçari vjen pas një eksperience të gjatë në futbollin italian, ku ka drejtuar skuadra si Catania, Chievo Verona, Cagliari dhe Genoa.
Për FSHF-në, investimi te Maran shihet si një zgjedhje që synon vazhdimësinë dhe konsolidimin e projektit të Kombëtares shqiptare në vitet e ardhshme.

