Futboll Kombëtarja Sport

“E vendosi Duka”/ Mediat braziliane zbulojnë prapaskenat e ndarjes me Silvinjon

Sylvinho i dha fund aventurës së tij në krye të Kombëtares shqiptare pas rreth tre vitesh e gjysmë, por mediat braziliane raportojnë se largimi nuk ishte një vendim i marrë nga vetë trajneri.

Sipas “Gazeta Esportiva”, ishte Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit që vendosën të mos vazhdonin bashkëpunimin me teknikun brazilian, duke mos i ofruar rinovimin e kontratës.

Raportimet nga Brazili theksojnë se faktori kryesor i këtij vendimi ishte dështimi për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, objektiv që konsiderohej prioritar për kuqezinjtë.

Megjithatë, ndarja mes palëve është prezantuar publikisht si një marrëveshje në mirëkuptim të plotë, pas takimit të fundit që Sylvinho zhvilloi në Tiranë me presidentin Duka.

Pavarësisht largimit, periudha e Sylvinhos në krye të Shqipërisë konsiderohet si një nga etapat më të suksesshme të Kombëtares në vitet e fundit, sidomos pas paraqitjeve pozitive dhe arritjeve në arenën ndërkombëtare.

Sipas mediave braziliane, trajneri dhe stafi i tij kanë nisur tashmë të shqyrtojnë oferta të reja për kapitullin e ardhshëm të karrierës së tyre.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së