Futboll Ndërkombëtare Sport

Zjarri në ambientet e Baselit, publikohen pamjet tronditëse nga brenda

Pamje të reja nga ambientet e brendshme të Baselit kanë dalë në publik, duke zbuluar dëmet serioze që ka shkaktuar zjarri i fundjavës së kaluar.

Fotografitë tregojnë një situatë të rëndë në dhomat e zhveshjes, ku gjithçka duket e përfshirë nga tymi dhe flakët: muret janë të nxira, tavani i dëmtuar, ndërsa pajisjet sportive dhe veshjet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake nga klubi zviceran, dyshohet se zjarri ka nisur në zonën e relaksimit (sauna), por autoritetet nuk kanë dhënë ende një version përfundimtar mbi shkakun.

Pavarësisht goditjes së madhe infrastrukturore, Baseli ka bërë të ditur se fokusi kryesor mbetet vazhdimi normal i garave, me synimin për të zhvilluar pa pengesa ndeshjet e mbetura në shtëpi.

Kujtojmë se skuadra udhëhiqet nga kapiteni Xherdan Shaqiri, i cili pritet të ketë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kësaj periudhe të vështirë për klubin.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së