Kombëtarja Shqipëria Sport

Zyrtare | Besiktas prezanton Kristjan Asllanin

Besiktas ka konfirmuar huazimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga Interi, me opsion blerjeje.

Ylli shqiptar ndërpreu bashkëpunimin me Torinon për shkak të minutazhit të ulët, dhe Besiktasi arriti ta bindë të ndryshojë kampionat, duke u bërë pjesë e ekipit turk për sezonin aktual.

Përmes një komunikate zyrtare, gjiganti turk bëri të ditur: “Mirë se vjen Kristjan Asllani te Besiktasi. Marrëveshja është arritur me Interin për transferimin e futbollistit Kristjan Asllani deri në fundin e sezonit 2025/26. Sipas marrëveshjes, ekziston një opsion blerje nga klubi. I urojmë suksese Kristjan Asllanit në uniformën tonë.”

Asllani pritet të jetë bashkëlojtar me Milot Rashicën, duke forcuar mesfushën e “Kuq e Zi”-ve dhe duke sjellë më shumë alternativë për trajnerin.

Ky transferim shënon një hap të ri në karrierën e Asllanit, i cili do të ketë mundësi për të fituar minuta të rregullta dhe për të treguar potencialin e tij në një kampionat konkurrues si ai turk.

 

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së