Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Al Ittihad, derisa të gjendet një zgjidhje për kontratën e tij të re.
Sulmuesi francez nuk u paraqit në ndeshjen e fundit të klubit kundër Al Fateh, duke treguar moskënaqësinë e tij me ofertën e re të klubit saudit.
Sipas raportimeve, oferta e re mbulonte vetëm të drejtat e imazhit, pa përfshirë pagën e lojtarit. Aktualisht, 38-vjeçari paguhet rreth 108 milionë dollarë në vit, ndërsa situata ka bërë që Benzema të mos rikthehet për momentin te Al Ittihad dhe të shqyrtojë mundësinë e një largimi nga klubi.
Për momentin, e ardhmja e Benzemas mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit e klubit dhe ylli francez vazhdojnë negociatat për të gjetur një marrëveshje të pranueshme për të dy palët.

