Futboll Ndërkombëtare Sport

Zyrtare: “Finalissima” konfirmohet, por jo në Katar – Londra në pole position

Përballja e shumëpritur mes kampionit të Evropës, Spanja, dhe kampionit të Amerikës së Jugut, Argjentina, do të zhvillohet në kuadër të “Finalissima”, por jo në Katar, siç ishte përfolur fillimisht.

Sipas raportimeve të fundit, UEFA dhe CONMEBOL do të mbajnë takime vendimtare gjatë kësaj jave për të përcaktuar stadiumin dhe qytetin pritës.

Vendimi final pritet të merret brenda 48 orëve të ardhshme. Aktualisht, Londra konsiderohet favoritja kryesore për organizimin e këtij eventi prestigjioz, ndërsa në garë mbeten edhe Milano dhe Roma.

“Finalissima” është një duel që vë përballë fituesin e Kampionatit Evropian dhe fituesin e Copa América-s, një format që ka rikthyer interesin global dhe pritet të tërheqë vëmendje të jashtëzakonshme nga tifozët në mbarë botën.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së