Futboll Sport

Mijëra tifozë dalin në rrugë për Barcelonën, ndizet qyteti me festën e titullit

Atmosferë festive dhe spektakolare ka përfshirë Barcelonën pas triumfit të ekipit katalanas në La Liga. Pas fitores 2:0 ndaj Real Madridit në “Camp Nou”, skuadra e Hansi Flick siguroi titullin kampion për sezonin aktual, duke ndezur festën mes tifozëve “blaugrana”.

Menjëherë pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut, ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët dhe sheshet e qytetit për të festuar suksesin e ekipit të zemrës.

Festimet vazhduan edhe të nesërmen me paradën tradicionale të kampionëve. Hansi Flick dhe futbollistët hipën në autobusin me çati të hapur dhe përshkuan rrugët kryesore të Barcelonës mes brohoritjeve, fishekzjarreve dhe atmosferës elektrizuese.

Parada nisi nga “Spotify Camp Nou” dhe vazhdoi drejt zonave më të njohura të qytetit, ku tifozët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme për të festuar titullin e 29-të kampion në historinë e klubit katalanas.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së