Botërori 2026 Futboll Sport

FIFA “tranon” Botërorin 2026 me super show në finale: Madona, Shakira dhe BTS përgatisin spektakël

FIFA po pergatit nje spektakel te papare per finalen e Kupes se Botes 2026, e cila do te zhvillohet me 19 korrik ne MetLife Stadium.

Sipas raportimeve te fundit, finalja e madhe pritet te kete per here te pare nje super show ne pushimin e pjeses se pare, i frymezuar nga formati spektakolar i “Super Bowl”, qe ndiqet nga miliona shikues ne mbare boten.

Ne artikull permenden emra te medhenj te muzikes boterore si Shakira, Madonna dhe BTS, megjithese FIFA ende nuk ka bere nje konfirmim zyrtar per performuesit final.

Nderkohe, FIFA ka konfirmuar se organizimi artistik i eventit do te realizohet ne bashkepunim me organizaten Global Citizen dhe me mbeshtetjen e Chris Martin.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e cilesoi projektin si “nje moment historik per Kupen e Botes”, duke theksuar se finalja e vitit 2026 do te sjelle nje dimension krejtesisht te ri te spektaklit sportiv dhe muzikor.

Kupa e Botes 2026 do te zhvillohet ne SHBA, Kanada dhe Meksike, ndersa finalja ne New Jersey pritet te jete nje nga ngjarjet me te ndjekura ne historine e sportit boteror.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së