Futboll Sport

Fanella e Yamal “çmend” ankandin, kalon 15 mijë euro

Barcelona ka nisur ankandin solidarizues të fanellave të përdorura nga lojtarët në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Newcastle, të zhvilluar më 18 mars.

Që në orët e para të ankandit, fanella e talentit Lamine Yamal është shndërruar në më të kërkuarën nga tifozët, duke kaluar vlerën prej 15 mijë eurosh.

Sipas raportimeve, oferta për fanellën e yllit të ri të Barcelonës kishte arritur në 15.513 euro vetëm gjatë paradites, ndërsa ankandi do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

Fanellat kanë edhe një domethënie të veçantë simbolike. Emrat dhe numrat në fanella janë dizajnuar nga Ana Vives, një vajzë me sindromën Down, e njohur për stilin e saj unik të shkrimit.

Nisma synon të promovojë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen sociale, duke vënë në pah talentin dhe aftësitë e personave me aftësi të kufizuara.

Interesimi i madh për fanellën e Yamal konfirmon edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm që 18-vjeçari po ka te tifozët e Barcelonës dhe futbollit evropian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së