Aktualitet Lajme Politike Uncategorized

“Jeni larg Shqipërisë” – Gazetari shqiptar nxjerr bllof ministrin e Maqedonisë së Veriut

Dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut bëri bujë lajmi i shpërndarë nga ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timcho Mucunski.

Ky i fundit pati shpërndarë një postim në rrjetet sociale, ku pretendonte se Maqedonia e Veriut kishte marrë më shumë fonde nga Komisioni Europian se Shqipëria. Menjëherë ky lajm është hedhur poshtë po në Maqedoninë e Veriut.

Gazetari Sefer Selimi, në një postim në rrjetet sociale shpjegon se Mmnistri ka bërë publik vetëm këstin e muajit të fundit të fondeve të akorduara, por në total Shqipëria ka arritur ta bindë KE të marrë dhjetëra miliona euro më shumë se fqinjët e saj.

“Ky postim nuk tregon performancë reformash. Tregon vetëm një këst të izoluar dhe e paraqet si garë rajonale, ku natyrisht, gëzimi është se ‘jemi para Shqipërisë’.

E vërteta sipas Komisionit Europian është kjo: në pagesën e fundit, Maqedonia e Veriut mori 65.7 milionë euro, Shqipëria 49 milionë euro, ndërsa Mali i Zi 44.2 milionë euro. Por vetë Komisioni sqaron se kjo ishte pagesa e tretë gjashtëmujore, bazuar në kërkesat për pagesë dhe vlerësimin e hapave specifikë reformues për atë periudhë: për Shqipërinë në konkurrueshmëri biznesi dhe inovacion, ndërsa për Maqedoninë e Veriut në arsim dhe digjitalizim. Pra nuk është renditje “kush është i pari në rajon”. 

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur