Ylber Ramadani ishte nje nga protagonistet kryesore te Leçes ne sezonin historik ku skuadra siguroi mbijetesen ne Serie A per here te peste radhazi.
Pas fitores ndaj Xhenoas, mesfushori shqiptar foli me emocione per sezonin, duke vleresuar grupin dhe karakterin qe skuadra tregoi ne momentet me te veshtira.
“E merituam te qendronim ne Serie A. Edhe lojtaret qe nuk luajten shume ishin gjithmone aty per ekipin. Ky grup ishte si familje”, deklaroi Ramadani.
Futbollisti shqiptar tregoi se ka marre shpesh rolin e liderit ne skuader, sidomos pas rezultateve negative.
“Kur humbnim, une dilja gjithmone i pari para mediave. Nuk doja t’i lija vetem lojtaret e rinj ne nje qytet ku presioni ndihet shume”, tha ai.
Ramadani zbuloi gjithashtu se kishte luajtur i demtuar ne sfiden vendimtare.
“Kisha probleme me gjurin, por shtrengova dhembet sepse doja te isha ne fushe”, u shpreh mesfushori shqiptar.
Nje nga deklaratat qe mori me shume vemendje ishte lidhja e tij emocionale me qytetin dhe tifozet e Leçes.
“Kjo toke me kujton Shqiperine time. Sa here kam kohe te lire, kthehem ne shtepi dhe rikthehem menjehere”, deklaroi Ramadani.
Ne fund, ai falenderoi tifozet, qytetin dhe shoket e skuadres per mbeshtetjen gjate gjithe sezonit, duke theksuar se ky eshte grupi me i mire qe ka pasur qe prej ardhjes ne Leçe.

