Aktualitet Lajme Lifestyle

Haxhiu shqiptar ndërron jetë në Mekë, familja lejon që të varroset pranë Qabesë së Shenjtë! Bashkësia Fetare Islame: Mbylli sytë sapo përfundoi ritualet e haxhit

Adnan Arifi, një shtetas shqiptar nga fshati Pirok i Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë këtë të enjte gjatë ritualit të haxhit në Mekën e Bekuar. Familja dhe Bashkësia Fetare Islame thotë se Adnani ka mbyllur sytë përgjithmonë, sapo ka përfunduar ritualet e haxhit.

“Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes së papritur nga kjo botë të haxhiut Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967, i cili ndërroi jetë pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit.

I ndjeri u largua nga kjo botë në ditët më të bekuara dhe në vendin më të shenjtë për zemrat e besimtarëve – në Mekën e Bekuar, pranë Qabesë së Shenjtë, aty ku miliona zemra derdhin lot lutjeje dhe përkulen me përulësi para Allahut të Madhëruar”, shkruan kryetari i BFI, Shaqir Fetahu.

Familja është njoftuar për lajmin e trishtë dhe ka pranuar që Adnan Arifi të prehet përgjithmonë në tokën e bekuar të Mekës, duke mbetur përgjithmonë pranë vendeve të shenjta që aq shumë i deshi dhe i ëndërroi.

“Sa i rëndë është ky lajm për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë ata që e njohën! Një ndarje që lë boshllëk në zemra, lot në sy dhe dhimbje që fjalët vështirë mund ta përshkruajnë. Por mbetet ngushëllim fakti se Allahu e zgjodhi që çastet e fundit të jetës t’i kalojë si haxhi, në vendin më të shenjtë mbi tokë.

Lusim Allahun e Madhëruar ta mbulojë me mëshirën e Tij të pafundme, t’ia pranojë haxhin, lutjet dhe gjithë veprat e mira, ta ndriçojë varrin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit Firdeus”, vijon mesazhi i kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur