UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve, ku dominon Paris Saint-Germaini pas triumfit në edicionin 2025/26.
Kampionët e Evropës kanë pesë futbollistë në 11-shen ideale, duke konfirmuar sezonin e jashtëzakonshëm dhe epërsinë e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Portieri i përzgjedhur është David Raya i Arsenalit, i cili spikati me paraqitje të sigurta dhe pritje vendimtare gjatë gjithë turneut.
Në mbrojtje, UEFA ka vendosur Marcos Llorenten e Atlético Madridit, Marquinhosin e PSG-së, Gabrielin e Arsenalit dhe Nuno Mendesin e PSG-së.
Mesfusha përbëhet nga Michael Olise i Bayern Munichut, Declan Rice i Arsenalit, Vitinha i PSG-së dhe Khvicha Kvaratskhelia, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit nga UEFA.
Në sulm janë përzgjedhur Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Harry Kane i Bayern Munichut, dy nga futbollistët më vendimtarë të këtij edicioni.
PSG përfaqësohet me pesë lojtarë, Arsenali me tre, Bayern Munichu me dy, ndërsa Atlético Madridi me një futbollist.

