Aktualitet Lajme Politike

Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës / Cakrani: Ndodhej pranë meje kur mori vesh lajmin, iu mbushën sytë me lot por…

TIRANË- Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka treguar momentin kur ish-presidenti u njoftua për vdekjen e babait të tij. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Cakrani tha se ndodhej pranë ish-presidentit Meta në ambientet e paraburgimit në Jordan Misja” kur mësoi se i ati i tij kishte ndërruar jetë.

Ai tha se ish-presidentit Meta iu mbushën sytë me lot por e mbajti veten, ndërsa shtoi se ky moment i la një shije shumë të hidhur, të cilën nuk ka për ta harruar kurrë. Cakrani i shprehu ngushëllime ish-presidentit Meta për humbjen e njeriut të dashur.

“Isha bashkë me Presidentin z. ilir Metaj në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja” kur mësoi se i ati tij kishte ndërruar jetë. Presidenti mbushi sytë me lot por e mbajti veten. Nuk do doja të isha prezentë në atë moment, por jeta dhe fati e solli që të isha prezentë.

Më la një shije shumë të hidhur që skam për ta harruar kurrë këtë moment. Gjithsesi ngushëllime Presidentit z. Ilir Metaj për humbjen e njeriut të dashur”, tha avokati Kujtim Cakrani

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur