Aktualitet Kronike Lajme

Bllokuan akset kryesore dhe shqetësuan tifozët që po shikonin ndeshjen, procedohen penalisht 16 protestues

Policia e Tiranës thotë se ka vënë nën hetim 16 protestues që bllokuan rrugët e kryeqytetit gjatë protestës.

Njoftimi

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me bllokimin e rrugëve në qytetin e Tiranës nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, nga strukturat e DVP Tiranë janë proceduar penalisht 16 shtetas, konkretisht:

A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Si dhe po punohet për shoqërimin e shtetasve E. Q dhe M. C, të shpallur në kërkim policor.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje.

Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Dy ditë më parë u referuan materialet dhe filloi procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë.

Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit që të respektojnë orarin, perimetrin dhe lëvizjen, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve jashtë perimetrit që është njoftuar për zhvillimin e tubimit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur