Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka reaguar pas barazimit befasues 1:1 ndaj Kongos në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026.
Portugalia lëshoi pikë që në start të turneut, ndërsa as Ronaldo nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht se ishte në fushë gjatë gjithë takimit.
Menjëherë pas ndeshjes, ylli portugez u shpreh optimist për vazhdimin e garës.
“Ky nuk ishte fillimi që dëshironim, por gjithçka është ende e hapur. Duhet ta mbajmë kokën lart dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës”, ka deklaruar Ronaldo.
Barazimi ndaj Kongos konsiderohet një nga surprizat e para të këtij Botërori, ndërsa Portugalia tashmë do të kërkojë reagim në sfidën e ardhshme për të mos rrezikuar objektivat e saj në fazën e grupeve.

