Aktualitet Lajme Politike

Tufa e dhive i bashkohet protestës së qytetarëve në ditën e 18-të, protestuesit u japin për të ngrënë para Kryeministrisë

Në ditën e 18 të protestës kundër investimeve amerikane në Zvërnec, ku hapësira më e madhe e kohës iu dedikua fjalimeve të të moshuarve, tubimi është organizuar ndryshe nga ditët e tjera.

Protesta e djeshme ndryshe nga 17 ditëve mëparshme startoi në orën 19:00, orar i cili ishte paralajmëruar që dje. Ndërkohë që qytetarët kishin vendosur që të merrnin në protestë bagëtitë e tyre, më konkretisht dhi, në simbol për ruajtjen dhe mbrojtjen e flamingove.

Gjatë protestës të mbajtur poshtë zyrës së kryeministrit, të pranishmit janë parë duke u kujdesur për bagëtitë e marra me vete sot.

Si zakonisht, minutat e fundit të protestës para Kryeministrisë po afrojnë, ndërsa pritet që rreth orës 21:30 qytetarët e pranishëm të nisin me marshimin e tyre nëpër kryeqytet.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur