Botërori 2026 Futboll Sport

U ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen hapëse të Botërorit, ja sa e dënon FIFA futbollistin e Afrikës së Jugut

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka dënuar me tre ndeshje pezullim futbollistin e Afrikës së Jugut, Themba Zwane, pas kartonit të kuq direkt që mori në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 ndaj Meksikës.

Sipas vendimit të FIFA-s, Zwane është ndëshkuar për shkelje të nenit 14, paragrafi 1, pika “e” të Kodit Disiplinor, që lidhet me lojën shumë të ashpër në fushën e lojës.

Rregullorja parashikon të paktën dy ndeshje pezullim për raste të tilla, por Komisioni vendosi ta rrisë dënimin në tre takime.

Federata e Futbollit e Afrikës së Jugut ka të drejtë ankese në Komisionin e Apelit të FIFA-s, me shpresën për ta zbutur sanksionin.

Nëse pezullimi mbetet në fuqi, atëherë Botërori mund të konsiderohet i përfunduar për Zwane, pasi ai do të mund të rikthehej në fushë vetëm në rast se Afrika e Jugut arrin deri në çerekfinale të turneut.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së