Botërori 2026 Futboll Sport

Messi zbulon “sekretin” e rekordeve: Jam si Rafael Nadal

Pas tregolëshit spektakolar ndaj Algjerisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka zbuluar se frymëzim për të vazhdon të jetë legjenda e tenisit, Rafael Nadal.

Në konferencën pas ndeshjes, Messi u pyet për sekretin e jetëgjatësisë së tij sportive dhe faktin se vazhdon të dominojë në skenën më të madhe të futbollit edhe në moshën 39-vjeçare.

“Kam dashur futbollin që nga fëmijëria. Kur ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht, jap gjithçka në fushë. Kohët e fundit po shikoj një dokumentar për Rafael Nadalin dhe mendoj se jemi shumë të ngjashëm në këtë aspekt. Dua të ndihem mirë. Nëse jam mirë, do të jem aty dhe do të jap gjithçka”, deklaroi Messi.

Me tre golat ndaj Algjerisë, argjentinasi barazoi rekordin historik të Miroslav Klose për numrin më të madh të golave në Kupat e Botës. Të dy kryesojnë listën me nga 16 gola, ndërsa pas tyre renditet Ronaldo Nazário me 15.

Messi foli edhe për momentin emocional pas golit të parë, kur u pa duke qarë në festim.

“Pata disa ditë të vështira. Nuk kishin lidhje me futbollin. Lotët erdhën për shkak të atyre ndjenjave. Dua t’i falënderoj shokët e ekipit, stafin teknik dhe gjithë delegacionin që më qëndruan pranë”, u shpreh ai.

Tregolëshi ndaj Algjerisë ishte i pari në karrierën e Messit në një Kupë Bote, ndërsa edhe një herë konfirmoi se mbetet një nga figurat më të mëdha në historinë e sportit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së