Sport

Goditje në merkato! Klisman Cake nis aventurë të re në Rusi

 

Klisman Cake transferohet te Akhmat Grozny KF Shkëndija dhe mbrojtësi Klisman Cake kanë mbyllur bashkëpunimin e tyre pas katër vitesh, pasi klubi rus Akhmat Grozny ka aktivizuar klauzolën e largimit për futbollistin kuqezi.

Transferimi është finalizuar me marrëveshje të plotë mes palëve, ndërsa Shkëndija ka përfituar dëmshpërblim financiar. Në respekt të dëshirës së lojtarit për të hedhur një hap të ri në karrierë dhe për të provuar një sfidë ndërkombëtare, klubi ka bashkëpunuar për realizimin e këtij transferimi.

Largimi i Cakes përfaqëson një histori korrektësie dhe besimi të ndërsjellë. Pas fitimit të titullit kampion, verën e kaluar ai kishte mundësi të largohej si lojtar i lirë, por zgjodhi të rinovonte kontratën edhe për një sezon tjetër, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin historik evropian të Shkëndijës.

Sot ai largohet duke i sjellë përfitim klubit që i dha hapësirë dhe besim. Gjatë periudhës së tij te Shkëndija, Klisman Cake regjistroi gjithsej 133 paraqitje zyrtare:

* 106 ndeshje në kampionat

* 3 ndeshje në Kupë

* 24 paraqitje në garat evropiane

* 12 gola të shënuar

Cake do të mbetet pjesë e gjeneratës historike të Shkëndijës që u kualifikua në fazën kryesore të UEFA Conference League.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së