Futbollisti i talentuar Arijon Ibrahimoviç është në qendër të vëmendjes, pasi raportohet se mund të bashkohet me Kombëtaren e Kosovës që nga marsi. Lajmet e fundit flasin se talenti kosovar po ndiqet nga tre skuadra të njohura europiane: Villareal, Fiorentina dhe Cagliari, të cilat janë në garë për shërbimet e tij.
I rritur në akademi të njohura europiane, Ibrahimoviç po tërheq vëmendje jo vetëm për klubet, por edhe për fansat e Kosovës, të cilët presin të shohin yllin e ri të vendit të tyre në fushat e Kombëtares.

