Shqipëria Sport

Vetëm 11 minuta në 14 ndeshje te Lazio, Elseid Hysaj merr vendimin për të ardhmen

Situata e Elseid Hysajt te Lazio duket se ka arritur në një pikë pa kthim, me mbrojtësin shqiptar që po përjeton një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij në aspektin e minutazhit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është gati të largohet nga klubi roman që në merkato e janarit, me mungesën e hapësirave në fushë si arsye kryesore të këtij vendimi. 31-vjeçari po kërkon me ngulm një destinacion të ri, ku të ketë rol dhe vazhdimësi.

Gazetari italian Nicolò Schira raporton se “rekordmeni” i Shqipërisë për numër paraqitjesh ka marrë tashmë vendimin final për t’u larguar, pavarësisht se kontrata e tij me Lazion skadon në verë.

Nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, Hysaj ka qenë pothuajse jashtë planeve, duke grumbulluar vetëm 11 minuta aktivizim në 14 ndeshjet e fundit, një shifër që flet qartë për situatën e tij aktuale.

Deri më tani nuk ka një destinacion konkret për mbrojtësin e djathtë, i cili gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Empolit, Napolit dhe Lazios, ndërsa merkatoja e dimrit pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së