Kotobelli ndëshkohen rëndë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF ka bërë publike vendimet e radhës, pas ngjarjeve të javës së fundit në kampionat, duke marrë masa të forta disiplinore ndaj disa protagonistëve.
Arjan Bellaj (Vora) Trajneri i Vorës është dënuar me 2 ndeshje pezullim, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, pas incidentit të ndodhur në përfundim të ndeshjes ndaj Partizanit.
Blerim Kotobelli (Teuta) Kapiteni i Teutës është ndëshkuar me 4 ndeshje pezullim, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas reagimeve ndaj arbitrimit në sfidën kundër Dinamos.
Pas shlyerjes së 2 ndeshjeve, pjesa e mbetur e dënimit do të jetë me kusht për një periudhë 6-mujore.
Vendime edhe në kategoritë e moshave Komisioni ka vendosur mbylljen e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Iliria U-17, Jomels Selmani. Ndërkohë, zyrtari tjetër i Iliria U-17, Bledar Dërvishi, është dënuar me 6 muaj pezullim, për aktivizim të parregullt të një lojtari.
Vendime të forta nga Komisioni i Disiplinës, të cilat pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e javëve në vijim të kampionatit.

