Pas paraqitjes spektakolare me hat-trick, Vedat Muriqi ka dhënë një deklaratë prekëse, duke e kthyer momentin sportiv në një histori të fortë njerëzore.
Sulmuesi shqiptar tregoi se tre golat e shënuar i ka dedikuar babait të tij, i cili, sipas fjalëve të tij, nëse do të ishte gjallë sot, do të festonte ditëlindjen.
“Këtë hat-trick ia dedikoj babait tim, i cili nëse do të ishte gjallë sot, do të festonte ditëlindjen e tij. Ai vdiq kur unë isha 7-vjeç. Djali im e mban emrin e tij,” u shpreh Muriqi me emocion.
Deklarata e “Piratit” ka prekur tifozët dhe opinionin sportiv, duke treguar anën njerëzore të një futbollisti që jo vetëm shkëlqen në fushë, por mban gjallë kujtimet dhe vlerat familjare.

