Sport

Shkëlqeu me fanellën e Mallorcës, Vedat Muriqi nominohet për “Lojtarin e Muajit” në La Liga

Forma e jashtëzakonshme e Vedat Muriqit me fanellën e Mallorcës nuk ka kaluar pa u vënë re. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është nominuar zyrtarisht për çmimin “Lojtari i Muajit” në La Liga, pas paraqitjeve të spikatura dhe golave vendimtarë në kampionat.

Muriqi ka qenë protagonist absolut për skuadrën e tij gjatë javëve të fundit, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke dhënë kontribut të madh në fazën ofensive të Mallorcës. Performancat e tij kanë ndihmuar ekipin të sigurojë rezultate pozitive dhe ta mbajë veten larg zonës së rrezikut.

Nomimi për këtë çmim e vendos sulmuesin dardan mes lojtarëve më të mirë të muajit në elitën e futbollit spanjoll, një tjetër dëshmi e nivelit të lartë që ai po tregon në La Liga.

Fituesi i çmimit “Lojtari i Muajit” përcaktohet përmes votave të tifozëve dhe panelit zyrtar të La Ligës, ndërsa Muriqi shpreson të kurorëzojë formën e shkëlqyer me një tjetër vlerësim individual prestigjioz.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së