Sport

Forma e shkëlqyer e Muriqit, Sassuolo fiton sërish

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera me Sassuolon në Serie A. Skuadra e tij ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionatin italian, duke konfirmuar formën pozitive në javët e fundit.

Në kuadër të xhiros së 23-të, Sassuolo të shtunën triumfoi si mysafir ndaj Pisas me rezultat 3:1. Muriq ishte i sigurt mes shtyllave dhe dha kontribut të rëndësishëm në këtë fitore.

Për portierin 27-vjeçar, kjo ishte paraqitja e 22-të sezonale në Serie A, një tjetër dëshmi e besimit që gëzon nga stafi teknik dhe e vazhdimësisë së tij në nivel të lartë.

Pas kësaj fitoreje, Sassuolo ka grumbulluar 29 pikë dhe renditet në vendin e 11-të, ndërsa Pisa mbetet në fund të tabelës me vetëm 14 pikë.

Forma e mirë e Muriqit është lajm pozitiv edhe për Kombëtaren e Kosovës, teksa portieri po tregon stabilitet dhe siguri në një nga ligat më të forta të Evropës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së