Sport

PLAY-OFF / Poloni – Shqipëri në Varshavë, zbulohet numri i tifozëve shqiptarë që pritet të jenë në stadium

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për fazën Play-Off të Kupës së Botës 2026, po afrohet me hapa të shpejtë dhe interesi rreth këtij dueli vendimtar po rritet dita-ditës. Takimi do të zhvillohet më 26 mars, me fillim nga ora 20:45, në kryeqytetin polak, Varshavë.

Sfida do të luhet në stadiumin “PGE Narodowy”, arena më e madhe e Polonisë, me një kapacitet prej rreth 58 mijë vendesh. Sipas rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshjet ndërkombëtare, tifozëve mysafirë u takon 5 për qind e kapacitetit të stadiumit, që në këtë rast përkthehet në rreth 2 mijë e 900 bileta për tifozërinë shqiptare, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në dispozicion të tifozëve vendas.

Biletat për këtë përballje pritet të dalin në shitje gjatë javës së ardhshme dhe interesi nga ana e tifozëve shqiptarë pritet të jetë i lartë, duke marrë parasysh rëndësinë historike të kësaj ndeshjeje për Kombëtaren kuqezi.

Sipas raportimeve të Top Channel, Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar tashmë një delegacion në Varshavë, ku përveç çështjeve të logjistikës, akomodimit dhe organizimit të ekipit, është diskutuar edhe mundësia e rritjes së numrit të biletave për tifozët shqiptarë. Burimet bëjnë me dije se pala shqiptare do të kërkojë një favor nga organizatorët për të rritur përqindjen e biletave deri në rreth 10 për qind, çka do të dyfishonte praninë e tifozëve kuqezi në tribuna.

Një vendim i tillë do t’i jepte Shqipërisë një mbështetje edhe më të madhe në një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj, në përpjekje për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së