Kenan Yıldız është pranë nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin. Pas një periudhe me ulje-ngritje në raportet mes palëve, bashkëpunimi ka hyrë sërish në një fazë pozitive dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re për talentin turk, të cilin klubi bardhezi e konsideron një nga projektet kyçe të së ardhmes.
Aktivizimi i futbollistit në një rol më qendror në skuadër, si dhe vlerësimet publike të trajnerit Luciano Spalletti, kanë qenë vendimtare në bindjen e lojtarit për të pranuar ofertën e re.
Sipas saj, Yıldız pritet të përfitojë një pagë prej rreth 6 milionë eurosh në sezon, në linjë me yjet e skuadrës, ndërsa kontrata do të zgjasë deri në vitin 2031. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Real Madridi kishte shfaqur interes konkret për afrimin e futbollistit, interes i mbështetur edhe nga menaxheri i tij, Jorge Mendes, i cili gëzon lidhje të ngushta me klubin spanjoll.
Megjithatë, në këtë fazë ka ndërhyrë personalisht John Elkann, i cili ka zhvilluar kontakte direkte me lojtarin për t’i ofruar qetësi dhe garanci se Juventusi do të rikthehet në luftën për trofe madhorë.
Ringritja e skuadrës bardhezi në javët e fundit ka larguar çdo dilemë te Yıldız, i cili pritet që në ditët në vijim të kryejë edhe formalitetet për nënshkrimin e kontratës së re.

