Kosova ka mësuar kundërshtarët pas shortit për Kampionatet Evropiane të FIBA-s për femra dhe grupmoshat e reja. Vera e vitit 2026 do të jetë shumë aktive për basketbollin kosovar, me pjesëmarrje në disa gara evropiane dhe me dy kampionate që organizohen në Pejë.
Në FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla, që mbahet në Pejë nga 23 deri më 28 qershor, Kosova do të garojë në Grupin B. Po ashtu, gjatë verës Kosova do të jetë nikoqire edhe e FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, nga 21 deri më 26 korrik.
Në total, Kosova do të përfaqësohet me pesë përfaqësuese në arenën evropiane: U20 meshkujt, U18 meshkujt dhe femrat, si dhe U16 meshkujt dhe femrat.
Grupet e Kosovës
FIBA Women’s European Championship – Shtetet e Vogla (Pejë)
Grupi B:
-
Kosova
-
Armenia
-
Andorra
U16 Femrat – Divizioni C (Maltë)
Grupi A:
-
Kosova
-
Malta
-
Gjeorgjia
U16 Meshkujt – Divizioni C (Armeni)
Grupi A:
-
Kosova
-
Shqipëria
-
San Marino
-
Moldavia
U18 Femrat – Divizioni C (Pejë)
Grupi B:
-
Kosova
-
Armenia
-
Gjeorgjia
-
Gjibraltari
U18 Meshkujt – Divizioni C (Shqipëri)
Grupi A:
-
Kosova
-
Armenia
-
Andorra
-
Gjibraltari
U20 Meshkujt – Divizioni B (Sllovaki)
Grupi C:
-
Kosova
-
Islanda
-
Portugalia
-
Armenia
-
Bosnja dhe Hercegovina
-
Qipro

