Ndërkombëtare Sport Sporte tjera

Lara Colturi, mund të shkruajë histori olimpike për Shqipërinë

Vetëm 19 vjeçe, Lara Colturi ka shansin të hyjë në histori si sportistja e parë që i sjell Shqipërisë një medalje në Lojërat Olimpike Dimërore. Skiatorja e re, tashmë pjesë e elitës botërore në disiplinën e slalomit, po përgatitet për pjesëmarrjen e saj Olimpiadën Dimërore Milano-Cortina 2026 me synimin më të madh të karrierës së saj. Rruga e saj drejt majave nuk ka qenë aspak e lehtë. Që në fëmijëri, Lara ka kaluar ditë të mbushura mes shkollës, patinazhit artistik dhe skijimit, duke u stërvitur me orë të tëra çdo ditë. “Isha vetëm dhjetë vjeçe, por nuk ndalesha kurrë. Nëse nuk bëja diçka, mërzitesha,” tregon ajo për mediumin e njohur BBC.

Pavarësisht sakrificave, pasioni për skijimin ka qenë gjithmonë forca e saj kryesore. Që në moshë të re, Colturi ka ndërtuar një mentalitet fitues, duke praktikuar ushtrime të frymëmarrjes për të qëndruar e përqendruar dhe e qetë në momentet vendimtare. Tashmë ndër emrat më të fortë në slalomin botëror, Lara Colturi jo vetëm që synon sukses personal, por edhe një kapitull të ri për sportin shqiptar, i cili fitoi medaljet e para olimpike vetëm në Lojërat Verore Paris 2024. Milano-Cortina mund të jetë skena ku një talent i jashtëzakonshëm e kthen ëndrrën në histori.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së