Futboll Shqipëria Sport

Kongresi i 50-të i Zakonshëm zhvillohet në Bruksel, UEFA miraton vendime të rëndësishme

Kongresi i 50-të i UEFA-s u zhvillua sot në Bruksel, ku u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që lidhen me qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit europian. Në këtë kongres mori pjesë edhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Armand Duka.

Gjatë punimeve, anëtarët e Kongresit miratuan emërimin e David Terrier, President i FIFPRO Europe, si përfaqësues i FIFPRO Europe në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Terrier do të ushtrojë një mandat trevjeçar me të drejta të plota votimi, i cili do të zgjasë deri në Kongresin e UEFA-s në vitin 2029.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte akordimi i anëtarësisë së nderit të UEFA-s për Fernando Gomes, në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në futbollin europian. Ish-lojtari i njohur portugez u vlerësua për rolin e tij si President i Federatës Portugeze të Futbollit dhe i Ligës Portugeze, si edhe për angazhimin në strukturat drejtuese të UEFA-s dhe FIFA-s, përfshirë pozicionin e zëvendëspresidentit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtarësinë në Këshillin e FIFA-s.

Kongresi miratoi gjithashtu Raportin Vjetor të UEFA-s për sezonin 2024/25, raportin financiar dhe pasqyrat financiare për të njëjtën periudhë, si dhe buxhetin për vitin financiar 2026/27. Delegatët votuan edhe disa ndryshime në Statutin e UEFA-s.

Po ashtu, u vendos që Kongresi i 51-të i Zakonshëm i UEFA-s të mbahet më 4 mars 2027 në Astana, Kazakistan.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së