Futboll Ndërkombëtare Sport

Liverpool kalon me autoritet Brightonin, siguron biletën për raundin tjetër të FA Cup

Liverpool FC ka siguruar kualifikimin në fazën e radhës të FA Cup, pas fitores së pastër 3-0 ndaj Brighton & Hove Albion.

Edhe pse me disa ndryshime në formacion dhe me disa prej titullarëve të zakonshëm të pushuar, “The Reds” kontrolluan ndeshjen dhe e menaxhuan me maturi avantazhin.

Goli i parë erdhi në minutën e 42-të, kur Curtis Jones shfrytëzoi në maksimum asistimin e Milos Kerkez për të zhbllokuar rezultatin dhe për t’i dhënë epërsinë skuadrës nga “Anfield”.

Në pjesën e dytë, Liverpooli rriti ritmin. Në minutën e 56-të, Dominik Szoboszlai realizoi një gol të bukur nga distanca, duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë qetësi ekipit të tij.

Fitorja u vulos në minutën e 68-të, kur Mohamed Salah u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas penalltisë së fituar nga një ndërhyrje e Jan Paul van Hecke.

Me këtë sukses, Liverpooli vazhdon rrugëtimin në kupë dhe konfirmon ambiciet për të luftuar deri në fund për trofeun, ndërsa kundërshtari i radhës do të përcaktohet pas hedhjes së shortit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së