Futboll Ndërkombëtare Sport

Neymar drejt fundit të karrierës?

Sulmuesi brazilian Neymar ka pranuar se po mendon seriozisht për tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit, duke theksuar se e ardhmja e tij do të varet nga ajo që “i thotë zemra”. 34-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet te klubi i tij i fëmijërisë Santos FC pas rikthimit nga Al Hilal vitin e kaluar, është nën kontratë deri në fund të vitit 2026, por nuk e përjashton mundësinë e pensionimit më herët.

“Mund të ndodhë që në dhjetor të dua të tërhiqem. Po jetoj vit pas viti. Nuk e di çfarë do të ndodhë nga tani, nuk e di për vitin e ardhshëm”, deklaroi ai për kanalin brazilian Caze.

Neymar shpreson të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës këtë verë, duke e cilësuar 2026-ën si një vit vendimtar si për kombëtaren e Brazilit  ashtu edhe për veten e tij.

“Ky vit është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Santosin, por edhe për kombëtaren braziliane, pasi është vit Botërori, dhe për mua personalisht. Doja ta luaja këtë sezon 100 për qind”, u shpreh ai.

Pas një operacioni të vogël në gju në dhjetor, ish-ylli i FC Barcelona dhe Paris Saint-Germain u rikthye në fushë duke hyrë nga banka rezervë në fitoren 6-0 ndaj Velo Clube, ndeshje që e dërgoi Santosin në çerekfinale të Campeonato Paulista.

Me 79 gola në 128 paraqitje, Neymar mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit dhe ka marrë pjesë në tre Kupa Bote, por tani e ardhmja e tij mbetet e hapur, me vendimin final që pritet të merret në fund të këtij viti.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së