Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, ka arritur të shënojë golin e tij të parë për Heidenheim, duke dhuruar emocione në përballjen ndaj Stuttgartit.
Ibrahimovic realizoi nga penalltia në minutën e 34-të, duke përmbysur epërsinë dhe duke vendosur rezultatin provizor në favor të ekipit të tij. Penalltia u akordua pas një ndërhyrjeje brenda zonës së Stuttgartit, të cilën sulmuesi prizrenas e konkretizoi me siguri.
Ky gol vjen si shpërblim për punën e tij të vazhdueshme dhe sinjalizon se Ibrahimovic po gjen ritmin në Bundesliga. Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës po vazhdon bisedimet për ta bindur talentin e ri që të vishet për “Dardanët” para ndeshjeve të muajit mars.

