Futboll Shqipëria Sport

Interesim nga Celtic për Lorent Tolajn?

Sulmuesi shqiptar Lorent Tolaj po kalon një sezon mbresëlënës në Angli, ku me fanellën e Plymouth Argyle F.C. ka realizuar 18 gola në 32 paraqitje, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Forma e tij e shkëlqyer thuhet se ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndërsa së fundmi po përflitet për një interesim të mundshëm nga gjiganti skocez Celtic

Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, emri i 24-vjeçarit po lidhet gjithnjë e më shumë me një kalim të mundshëm drejt Glasgowt.

Megjithatë, pavarësisht formës së tij të mirë, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë interesim konkret për ta ftuar Tolajn në grumbullimet e fundit. Kjo do të thotë se sulmuesi ende pret një mundësi për të dëshmuar vlerat e tij edhe në nivel ndërkombëtar.

Tashmë mbetet të shihet nëse interesimi i përfolur nga Celtic do të konkretizohet dhe nëse paraqitjet e tij do ta bindin stafin kuqezi për një ftesë në të ardhmen.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së