Futboll Ndërkombëtare Sport

Barcelona fiton betejën, por jo luftën – Atletico kalon në finale

Në një mbrëmje me ritëm të lartë në “Camp Nou”, FC Barcelona arriti të triumfojë 3-0 ndaj Atlético Madrid, por suksesi në ndeshjen e kthimit nuk mjaftoi për të përmbysur disavantazhin e thellë nga takimi i parë.

Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick zhvilloi një paraqitje bindëse, duke dominuar thuajse në të gjitha aspektet e lojës. Goli i parë erdhi në minutën e 30-të, kur Marc Bernal konkretizoi një aksion të ndërtuar bukur, pas një shërbimi të saktë nga talenti Lamine Yamal.

Pak para pushimit, katalanasit dyfishuan epërsinë. Pas një depërtimi të shpejtë të Pedri, u akordua penallti, të cilën e shndërroi në gol Raphinha, duke rritur shpresat për një rikthim të madh.

Në pjesën e dytë, presioni vazhdoi dhe Bernal realizoi edhe golin e tretë në minutën e 72-të, duke e çuar rezultatin në 3-0. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme dhe rasteve të krijuara deri në fund, Barcelona nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit të katërt që do ta çonte sfidën në shtesë.

Falë fitores së thellë 4-0 në përballjen e parë, Atletico siguron kualifikimin për në finalen e Copa del Rey, ku do të presë fituesin e ndeshjes mes Real Sociedad dhe Athletic Club.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së