Sunderlandi i kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Granit Xhaka, tashmë e di se cilin ekip do të përballet në fazën e 1/8 e finales së FA Cup.
Port Vale ka siguruar vendin e fundit në këtë rund duke mposhtur Bristol Cityn me rezultat 1-0 pas ekzekutimit të kohës shtesë. Fitore kjo që i jep atij mundësinë për të përballuar Sunderlandin në rundin tjetër.
Tani tifozët e “Black Cats” presin me padurim këtë përballje, teksa ekipi i Xhakës synon të vazhdojë rrugëtimin në Kupën më të vjetër të Anglisë.

