Aktualitet Lajme

Qeveria shqiptare humb një tjetër arbitrazh, gjykata amerikane vendos t’i sekuestrohen asete me vlerë 13 milionë dollarë

Pasi ka humbur shumën e paprecedentë 130 milionë euro në arbitrazh ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi, qeveria Rama do të detyrohet të paguajë nga paraja publike edhe 13 milionë dollarë për një tjetër kompani pas një gjyqi të humbur në arbitrazh.

Një gjykatë amerikane në Uashington ka vendosur se kompania Omni Bridgeway ka të drejtë të konfiskojë asetet e qeverisë shqiptare pasi ka fituar një gjyq arbitrazhi me vlerë 13 milionë dollarë.

“Një gjyqtar federal në Uashington, D.C., pranoi të lejojë financuesin e çështjeve gjyqësore Omni Bridgeway të sekuestrojë asetet që i përkasin qeverisë shqiptare, ndërsa kjo e fundit synon të zbatojë një vendim arbitrazhi që tani vlen rreth 13 milionë dollarë,”raportojnë mediat amerikane.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur