Lajme Politike

Lëvizjet ushtarake serbe në kufi me Kosovën, ministri Nufi qetëson shqiptarët: Jeni të sigurt, na mbron aleanca më e fortë në botë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në rajon. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në një deklaratë për mediat, ai u pyetur nga gazetarët mbi stërvitjen ushtarake që forcat serbe po zhvillojnë pranë kufirit me Kosovën.

Duke iu referuar shqetësimeve të ngritura së fundmi nga Serbia pas marrëveshjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, si dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, Nufi theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në linjën e saj strategjike të sigurisë.

“Së pari, Republika e Serbisë i mitigon të gjitha rreziqet që pretendon si të sajat. Republika e Shqipërisë, nga ana e saj të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ku bëjmë pjesë. NATO është më e forta në botë dhe qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt se e gjithë doktrina dhe përgatitja jonë është në përputhje të plotë me të,” deklaroi ai, teksa më tej nënvizoi se çdo përceptim shqetësimi që mund të krijohet në publik, trajtohet në mënyrë të koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.

Sipas tij, siguria e Shqipërisë dhe e Kosovës mbetet e garantuar nga aleanca e NATO-s, duke shtuar se institucionet shqiptare janë në gatishmëri dhe në linjë të plotë mee partnerët strategjikë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur