Aktualitet Lajme Politike

PD 6 tubime me molotovë nga dhjetori në mars, 74 protestues të arrestuar për sulmet e plagosjen e policëve

TIRANË – Autorët, organizatorët dhe nxitësit e dhunës, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Kështu paralajmëroi ministri i Brendshëm Besfort Lamallari pasi vizitoi në spital 6 efektiv policie të lënduar nga molotovët dhe breshëria e fishekzjarrëve që militantët e opozitës lënduan ndaj uniformave blu.

Por 3 ditë nga tubimi marshim nëpër Tiranë i opozitës, 15 të arrestuar, nga mosha 19 vjeç e deri 53-vjeçarë, u liruan me vendim të gjyqtares Armela Hasantari, e cila caktoi ndaj tyre vetëm masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Mes tyre, edhe një grua 48-vjecare, e arrestuar edhe për dhunë gjatë protestave të tjera, por e liruar disa herë nga gjykatat, siç ndodhi sërish.

Me 2 gishtat lart, pas kafazit të xhamtë në gjykatë, mbrojtur nga 3 avokatë të caktuar nga Partia Demokratike, të 15 të arrestuarit lanë qelitë e paraburgimit, e duket të jenë gati për tubimet e radhës.

Deputeti demokrat Klevis Balliu, koordinator për organizimin në PD, po hetohet në gjendje të lirë, i dyshuar nga policia e Tiranës për 2 vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme dhe shtyrje e të miturve në krim. 5 fëmijë nën 18 vjeç, gjithashtu po hetohen të lirë.

Grupet e organizuara për sulm të militantëve, të cilët shfaqen në tubime të maskuar në fytyrë, hodhën molotovë ndaj godinës së qeverisë, ministrisë së Infrastrukturës, afër Bankës së Shqipërisë dhe drejt mjediseve të xhamisë së Namazgjasë.

Në të gjitha protestat e opozitës të zhvilluar gjatë muajve të fundit, ku dhuna ka qenë kryefjalë e organizatorëve dhe e grupit të zjarrit, asnjë nga të arrestuarit nuk është mbajtur në burg me vendim gjykate, qoftë edhe në “arrest shtëpie”.

Nga 7 protesta kombëtare të zhvilluara prej 22 dhjetorit të vitit të shkuar, 6 prej tyre të dhunshme, janë arrestuar në total 74 persona, të gjithë të liruar me masën “detyrim paraqitje”, pavarësisht se dhjetëra efektivë policie përfunduan me djegie të shumta në spital.

Njëjtë si gjyqtarja Armela Hasantari këtë të mërkurë, edhe kolegët e saj, Lorena Çabej më 28 shkurt, Kejda Meçi më 20 shkurt dhe Dritan Jahjolli më 10 shkurt, i kanë liruar militantët e dhunshëm.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur