Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të hënë takimin e radhës të foltores në sheshin përpara Kryeministrisë.
Në fillim të fjalës së tij, Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre, ndërsa u shpreh se njeriu që qëndron brenda kësaj ndërtese, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, “është armiku i popullit”.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë ju që çdo javë, çdo të hënë, mblidheni në këtë shesh për t’u rikujtuar mbarë shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i egër i këtij kombi, një armik i egër i të rinjve shqiptarë, që detyrohen në këtë vend me pasuri të pafundme të marrin rrugët e dheut dhe së bashku me largimin dhe ëndrrën e tyre të bukur që duhet ta ndërtonin këtu në Shqipëri, por këtu nuk e ndërtojnë dot.

Mblidheni këtu për t’u dëshmuar shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i ëndrrës evropiane të kombit shqiptar dhe se është i gatshëm për të mbrojtur veprimtarinë e tij kriminale, vjedhjet e tij, të marrë çdo vendim, të shkelmojë çdo interes, të rrënojë çdo të ardhme, çdo ëndërr të shqiptarëve”, tha Berisha.
Ai deklaroi se largimi i të rinjve nga Shqipëria është pasojë e keqqeverisjes, duke theksuar se vendi, sipas tij, nuk u ofron mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Berisha deklaroi më tej se çështja që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku nuk mund të konsiderohet e mbyllur, pavarësisht qëndrimit të kryeministrit Edi Rama

