Xherdan Shaqiri ka dhuruar spektakël në derbin mes Basel dhe Young Boys, duke realizuar një supergol që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
“Shaqa” shënoi në minutën e 42-të me një goditje fantastike me të jashtmen, në stilin “trivela”, duke lënë pa asnjë shans portierin kundërshtar.
Goli i tij ishte një nga momentet më të bukura të mbrëmjes në këtë derbi të zjarrtë, ndërsa ndeshja aktualisht qëndron me rezultat 2-1.
Një tjetër moment magjik nga Shaqiri, i cili vazhdon të tregojë klasin e tij në fushën e lojës.

