Aktualitet Lajme

Studentët shqiptarë kërkuan provime në shqip, kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Po punojmë për zgjidhjen e problemit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thyer heshtjen lidhur me protestat e fundit të studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Gjatë një prononcimi për mediat, Mickoski tha se po punojmë për zgjidhjen, po zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.

“Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standadet ndërkombëtare janë tjetër gjë dhe ashtu duhet të sillemi”, tha Mickoski.

Ai tha se është fakt se Ligji për Gjuhët sfidohet nga Gjykata Kushtetuese dhe pikërisht në drejtësi dhe gjykatë. “Është fakt se kemi mendim ngativë nga Komisioni i Venecias për dygjuhësinë në drejtësi, për shkak se nuk kemi burime të mjaftueshme për ta zbatuar atë dhe se nuk garantohet ushtrimi i së drejtës”, tha Mickoski

Ai tha se studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare kanë të drejtë të kërkojnë që provimin e jurisprudencës të japin në gjuhën e tyre amtare.

Por, Mickocki deklaroi sot gjithashtu se përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare me pjesmarrjen e tyre në protestën e djeshme në Shkup të studentëve të juridikut për çështjen e provimit të jurisprudencës, po tentojnë që të destabilizojnë vendin.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur