Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj reperit Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.
Sipas autoriteteve, rasti ka të bëjë me një përleshje mes dy personave, e cila ka eskaluar deri në përdorimin e një arme të ftohtë dhe një arme zjarri, duke rrezikuar jetën e të përfshirëve dhe të personave përreth.
Pas shqyrtimit të provave dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprave penale dhe ka aprovuar kërkesën e Prokuroria Themelore në Ferizaj për caktimin e paraburgimit, raportohet ne media.

