Aktualitet Kronike Lajme

Aksion i madh në Tiranë kundër rrjetit të Call Center-ave, “zbarkojnë” në terren autoritetet gjermane dhe austriake, disa persona të arrestuar

Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin e ndërmarrë mbrëmjen e kësaj të hënë në kryeqytet, ku Policia e Shtetit, së bashku me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur disa baza call centerash që dyshohet se mashtronin qytetarë europianë.

Burime për mediat bëjnë me dije se operaiconi është shtrirë në disa zona të kryeqytetit, përfshirë afër Kopshtit Zoologjik të Tiranës ku operonin dy prej këtyre call-centerave dhe tjetra në zonën e Rrugës së Kavajës.

Operacioni është zhvilluar nën drejtimin e Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe autoritetet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe Austri, të cilat kanë përcjellë informacionet fillestare që kanë çuar në nisjen e hetimeve rreth dy vite më parë.

Sipas të dhënave paraprake, në këto ambiente dyshohet se kanë qenë të angazhuar rreth 70 operatorë, të cilët, sipas hetimeve, përdornin skema të sofistikuara mashtrimi për të zhvatur qytetarë europianë. Deri më tani raportohet për disa arrestime, ndërsa Prokuroria ka lëshuar 9 masa sigurie për persona të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale. Katër prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët vijojnë kërkimet.

Mësohet se janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike, kompjuterë dhe materiale të tjera të përdorura për aktivitetin e dyshuar, si dhe shuma të konsiderueshme parash që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Operacioni vijon ende dhe pritet që në orët në vijim të kemi dhe një reagim zyrtar nga autoritetet.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur